Pasi BE-ja i mbylli ‘derën’ e kufijve, edhe Britania e Madhe i jep një ‘goditje’ Shqipërisë

Qeveria britanike kryesuar nga Boris Johnson ka shpallur sot një listë të plotë të vendeve, qytetarët e të cilave nese do te duan të shkojnë në Britaninë e Madhe, do të jenë të përjashtuar nga karantinimi 14 ditorë, qe prej dates 10 Korrik.

Vendi yne para pak ditësh ne vendimin e marre nga BE-ja nuk u përfshi në vendet e ashtuquajtura ‘të sigurta’ nga ana epidemiologjike, dhe si pasoje kufijtë me vendet e Unionit per te mbeten te mbyllura, tashme nuk figuron as në listën britanike.

Mesohet se gjithsej ne Mbreterine e Bashkuar jane 60 vende qe jane konsideruara te sigurta dhe me nje shkalle te ulet te infektimeve me COVID=19.

Mirepo disa nga vendet qe nuk jane ne kete liste pervec Shqiperise jane edhe Shtetet e Bashkuara, Suedia, Meksika, Brazili, Rusia, Irani, India, Pakistani dhe Bangladeshi.