Pas 21 ditësh në koma, shfaqet Bujar Qamili: Kemi një vit e gjysmë që nuk komunikojmë njëri me tjetrin

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Bujar Qamili ka performuar për herë të parë në një skenë televizive pas pauzës që bëri nga situata pandemike.

Ai u infektua në muajin shkurt me Covid-19 dhe ka qëndruar për 21 ditë në koma. Falë mjekëve të një spitali në shtetin italian, këngëtari është rikthyer në jetë.

Mbrëmjen e sotme, Bujari u bë pjesë e një skeçi me aktorin Ervis Saliasi, në spektaklin e humorit “Kosherja”, ku fillimisht elektrizoi publikun me një nga hitet e tij muzikore.

Pas këngës, ai u shpreh: “Në radhë të parë këtu kam ardhur për të nderuar dhe respektuar publikun që është sot këtu. Faleminderit se po krijojmë shumë atmosferë. Na ka marrë malli për duartrokitjet, na ka marrë malli për duartrokitjet e publikut. Kemi një vit e gjysmë që nuk komunikojmë njëri me tjetrin”.