Avioni del nga pista gjatë uljes, pezullohen fluturimet për motive sigurie

0
257

Një avion i vogël u përplas me pistën në aeroportin ndërkombëtar të Teesside në Britaninë e Madhe dhe për pasojë dy pasagjerët dhe piloti mbetën të plagosur rëndë.

Të lënduarit u dërguan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë që autoritetet kanë mbyllur për disa orë pistën për motive sigurie.

Dëshmitarët nga vendngjarja shprehen se një shpërthim i fuqishëm u dëgjua sapo avioni u nis në fluturim, përpara se të kthehej sërish pas dhe të përplasej në pistë.