Parashikimi i papare moti nesër, sinoptikanët: Do ketë përmbytje nga shiu, dhe ja cilet lumenj do dalin nga shtrati

Gjate dites se neserme pritet qe te rriten reshjet e sshiut duke shenuar nje perkeqesim te metejshem.
Mirepo sasia me e madhe e shiut sipas regjistrimeve ka qene ne Shkodër 40 milimetra, dhe 32 milimetra në kryeqytet. Ndersa reshjet më të pakta janë shënuar në Pogradec edhe në Korçë.

Sipas parashikimit 5 ditor qe kane bere sinoptikanet:
Në Shkodër do të bien 160 milimetra shi, në Pukë 150, në Tropojë 140, në Lezhë 130, ndërsa në Tiranë sasia e shiut që pritet të bjerë është sërish e madhe, 120 milimetra shi, po kaq pritet të bjerë edhe në Sarandë e Gjirokastër. 100 milimetra do të bjerë në Durrës dhe në peshkopi ndërsa më pak reshje do të bien në Vlorë, Fier dhe Berat me nga 90 deri në 80 milimetra shi.

Mirepo kjo sasie e madhe e reshjeve do te shkarkohet ne nje kohe te shkurter e ndaj duhet patur kujdes sepse mund te rrisi nivelin e lumenjve dhe perrenjve.

Me konkretisht probleme mund te shkaktohen ne Shkoder sepse reshjet jane parashikuar te jene 160 litra per meter katror, ku lumi Buna rrezikon te dali nga shtrati, si edhe lumenjte Fan, Mat, Drini i Zi, Shkumbini, Erzeni dhe lumi Drino.
Ndërkohë era sot do jetë problematike kryesisht në detin Jon ku shpejtësia mbetet rreth 65 km/h ndërsa nesër pasdite do ketë një tjetër forcim të erës në det dhe territor, duke arritur shpejtësi deri 75 km/h ndërsa dallgëzimi ne det ngjitet ne 6 ballë. Reshjet mbeten prezente thuajse në gjithë vendin në formë rrebeshi.