Paralajmërimi i fortë i shkencëtarëve, ja kur pritet vala e tretë e koronavirusit

Tashme pritet renie te te infektuarve ne te gjithe botes pasi u moren masa ne fillim te muajit nentor dhe pritet muaji dhjetor te kete renie te kurbes te te infektuarve.

Por ndryshe po ndodh ne Britania e Madhe e cila tani po shkon drejt valës së tretë të COVID-19, paralajmërojnë shkencëtarët pasi numri i te infektuarve po rritet.

Qeveria ka njoftuar se familjet në vend do të jenë në gjendje të mblidhen në grupe në shtëpi të çdo madhësie gjatë Krishtlindjeve. Por shkencëtarët pretendojnë se ky plan pothuajse në mënyrë të pashmangshme do të rezultojë në një rritje të rasteve të reja.

Disa ekspertë kanë paralajmëruar fuqimisht kundër inkurajimit të familjeve për t’u mbledhur brenda në dimër – dhe ky sugjerim nuk është vetëm për Britaninë e Madhe, por gjithashtu i zbatueshëm për të gjitha kombet e tjera.

Sipas profesorit Andrew Hayward nga Sage, relaksimi do të jetë hedhje e “karburantit në zjarrin COVID”. Sipas tij, nuk ka dyshim se ideja do të shkaktojë një rritje në transmetimin e koronavirusit.

“Ka të ngjarë të çojë në valën e tretë të infeksionit SARS-CoV-2, me spitalet që përmbyten nga te semuret me covid ndaj ruani distancimin social perdorni masken dhe lani duart.