Home TE NDRYSHME Ngjela: Femra shqiptare është më e bukura në botë! Ja pse nuk...

Ngjela: Femra shqiptare është më e bukura në botë! Ja pse nuk jam martuar dhe të lë trashëgimtarë..

727
0

Spartak Ngjela ka dhënë një intervistë ku ka rrëfyer edhe arsyen se përse nuk ka preferuar që të martohet dhe të lërë trashëgimtarë.

Jonida: Doja të flisnim pak për femrat. Një pjesë e rinisë tuaj ka qenë në periudhën e Enverit, një pjesë në periudhën e demokracisë, a mund të na thuash si ka ndryshuar femra para 90’ pas 90’, përsa i përket inteligjencës, bukurisë?

Ngjela: Përsa i përket bukurisë është i njëjti kualitet, ndoshta është me shekuj kështu, sepse unë e kam ndjekur me vëmendje bukurinë tuaj, por përsa i përket nocionit të liberalizimit, liberal në kuptimin e mirë të fjalës, emancipimit, elita e femrave të Tiranës, ishte pothuajse si sot, në kuptimin e emancipimit dhe antimaskilizimit.

Jonida: Ju madje keni thënë që femra shqiptare është me e bukura në botë…

Ngjela: Po është dhe unë ju jap prova për këtë. Sot, po të hapësh në Google, princesha Fevzia është femra më e bukur e të gjitha kohërave, e ka shpallur Hollywood para disa vitesh, është princesha shqiptare e oborrit të Egjipit dhe e deklaron vetë që është shqiptare. Më pas Irena Papas është shqiptare, ti i ngjan pak asaj, e kam fjalën te syri skenik.

Jonida: Ndërkohë, ajo që më erdhi ndërmend është një shprehje juaja për femrën. Ju thoni, nëse deri në moshën 30 vjeç një vajzë si ngjan gruas do mbetet përherë vajzë.

Ngjela: Shprehja ime është “Bukurinë nuk e ka vajza, por gruaja”. Që të gjitha mikeshat e mia, sa janë vajza, s’ju pëlqen kjo gjë, kur bëhen gra më thonë ‘po e di që e ke të vërtetë’. Kjo është kryesorja, po duhet të jetë grua. Shprehja e dytë është “Ne s’kemi grua”, përjashtimi nuk rrëzon rregullin. “E bukur deri në fund”, në çdo etapë të vet duhet të jetë e bukur, madje kreshendo, bukuritë e mëdha na e kanë dhënë këtë shembull. Më e bukur 40 vjeç sesa 20, 21, dhe unë ju them atyre të njohurave të mia, bëjini yzmetin, ta keni deri në fund…

Jonida: Meqë po flasim për bukurinë femërore, së fundmi është fenomen që shumë femra bëjnë operacione plastike për të ndryshuar imazhin, diçka që nuk ndihen komode me veten duke u kthyer në shumë të ngjashëm me njëra- tjetrën, si e shihni këtë fenomen?

Ngjela: Sa më shumë do rritet shkenca e ndërhyrjes kirurgjikale, aq më masive do jetë, bukurinë e duan të gjithë, po t’ju them diçka, kam pas marrëdhënie pune me 2-3 avokate, dhe kur vinin të mërzitura në punë i thoja marrëdhënia më e keqe është me rrugën, po s’të panë ty në rrugë ti vdes, po unë nuk shoh që ty s’të shohin në rrugë ndaj kij mendjen këtu.

Këtë e kërkon çdo femër, ato që se kanë, e ndjejnë rëndë, ato që e kanë e kanë krenari sepse ky jetë është fenomen estetik dhe mendor.

Por, fenomeni estetik është e bukura që tenton të vërtetën, tani të vijmë tek e bukura që nuk tenton të vërtetën, por është krijuar në laborator apo sallë operacioni, nuk është se e dëmton atë qe e ka bërë se më mirë të jetë e pranueshme se e papranueshme estetikisht.

Jonida: Më gjithë këto përshkrime, detaje për femrën, pse nuk keni preferuar të martoheni, të lini trashëgimtarë?

Ngjela: Nuk dua që t’ja injektoj të tjerëve mendimin tim, por shkurt po ju them. Martesa është risk, duhet ta marrësh përsipër. Është risk i madh. Janë 2 gjëra të cilat tipi duhet t’i pranojë, dhe tipi nuk i pranon. Është risku i vazhdimësisë dhe bashkëjetesa e gjatë.