Nga dita e sotme gjobë, heqje patente dhe bu rg deri në 8 vite, nëse nuk i binden rregullave

Nga sot ata qe nuk binden rregullave të karantinës së pjesshme, do të përballen me masa ndëshkuese nga 10 mijë lekë të reja, e deri në burgimimin e tyre.

Ndaj duhet te jeni te kujdesshem.

Cdo qytetar që shkel orarin policor pa një arsye të domosdoshme dhe pa një autorizim nga e-albania, gjobitet me 10 mijë lekë të reja.

Së dyti, kush lëviz me makinë, pa një autorizim të posaçëm nga e-albania, i hiqet leja e drejtimit.

Së treti, të gjithë ato biznese që nuk i binden urdhërit dhe qëndrojnë hapur pas orës 22:00, gjobiten nga 500 mijë lekë deri në 1 milionë lekë të reja. Kush e përsërit shkeljen, i hiqet mundësia për të ushtruar aktivitetin për gjashtë muaj.

Vlen të theksohet, gjithashtu se çdo i infektuar me Covid-19 që nuk zbaton karantinimin dhe e bën me dashje rrezikon 2-5 vite burg. Kur ka pasoja të rënda në njerëz, personi në fjalë rrezikon 3 deri në 8 vite burg.

Keto jane rregullat e reja qe kane hyr ne fuqi diten e sotme.