Nga dita e hene shtengohen masat.Ja cfare pritet te ndodh

Nga dita e hene Italia do te marr masa te reja per ndalimin e infektimit te populsise.

Giuseppe Conte tha se nuk ka deshire per një izolim të dytë pasi ka probleme te medha ekonomike.

Sipas dekretit te fundit që qarkulloi të shtunën dhe u nënshkrua të dielën, palestrat, pishinat, baret dhe restorantet do të mbyllen nga ora 18:00, ndërsa qytetarët nxiten të mos udhëtojnë jashtë provincës së tyre të banimit.

Nderkaq në shkollat ​​e mesme do të jetë e mundur mësimi në distancë edhe mbi 75%. Dispozitat shkojnë si plotësim i kërkesave të rajoneve që e kishin kërkuar 100%.

Ashtu si dhe në shtetet e tjera të Europës, qeveria italiane ndihet e dëshpëruar për të mos e izoluar ekonominë, ndërsa në anën tjetër ndeshet me zemërimin popullor për rivendosjen e kufizimit të lëvizjeve.

Tani që spitalet ne Itali janë vënë nën presionin e shtrimeve të larta, autoritetet kanë hapur qendra të përkohshme për kurimin e rasteve të rënda. Pavarësisht kësaj autoriteti kryesor shëndetësor paralajmëroi të premten se kapacitetet spitalore po ezaurohen me shpejtësi.

Ruani qetesini dhe perdorni masken dhe ruani distancimin social.