Ashpërson masat anti-covid/ Në këto orare ndalohet qarkullimi…! Maskat me detyrim kudo

Ne Greqi prej orës 6 të mëngjesit të së shtunës do të hyjnë në fuqi rregullat e reja pasi ka rritje te infektuarve me covid 19.

Ndërkohë do të ndalohet qarkullimi prej orës 12:30 të natës të së shtunës deri në 5:00 të mëngjesit në të gjitha zonat e nivelit 3 dhe 4 të rrezikshmërisë me numrin e madh të të infektuarve nga koronavirusi (niveli portokalli dhe i kuq) . Në nivelin e kuq ,niveli 4 i rrezikshmërisë ,atë të lockdown-it local, ndodhen Kozani dhe Kosturi, ndërsa në niveli 3, me ngjyrë portokalli, janë 17 zona të tjera të vendit midis tyre Athina, Selaniku, Janina , Larisa si dhe ishujt Zakinthos, Mikonos, Samos e Lesvos.

Gjithashtu prej do të jetë e detyrueshme kudo mbajtja e maskës si brenda ambienteve të mbyllura ashtu edhe jashtë tyre.

Mitsotakis ka theksuar se Greqia në krahasim me shtetet e tjera të BE ka një bilanc më të mirë, por duke parë ditët e fundit rritjen e menjëhershme të rasteve, e mira është ka thënë ai, ti dalim se keqes përpara.