Nga dita e hene, masa te “pazakonta”. Edhe kembesoreve qe shkelin ligjet do u hiqet patenta e makines. Lejohet vetem 1 pasagjer ne sediljen e pasme

Qeveria ka njoftuar nisjen e një procesi lehtësimi gradual të masave parandaluese qe ishin marre per COVID-19 mirepo nga ana tjetër, parashikohet që të ashpërsojë edhe masat ndëshkuese për shkelësit me gjoba e madje duke zgjatur kohën e penaliteteve dhe ashpërsim deri në burgosje.

Kryeministri bëri të ditur se do të ndryshojë Kodi Penal dhe Rrugor, duke parashikuar sekuestrimin e makinës dhe bllokimin e patentës për shkelësit, tashmë në periudhë vjetore.

Ndryshimet do të konkretizohen në një draft konkret, megjithatë kryeministri në komunikimin publik la të kuptohej se disa nga masat madje do të jenë të pazakonta me qëllim që të mos frenohet cdo shkelje.

Në listën e shkeljeve për të cilat ashpërsohet penaliteti është edhe ajo që lidhet me qarkullimin e automjeteve. Në këtë mënyrë, masat lehtësuese do të parashikojnë lirimin e qarkullimit me automjet personal për të shkuar e për t’u kthyer nga puna, megjithëse nuk do të lejohet të marrësh me vete më shumë se një pasagjer dhe ky i fundit duhet të qendrojë në sediljen e pasme. Keshtu nëse konstatohen shkelje, shoferit vecc gjobës, parashikohet te kete heqje patente me më shumë se 1 vit.

Madje kujdes edhe nëse shkon në pikën që ke marr me vete ne makinë persona të sëmurë, të moshuar dhe të mitur për të cilët nuk je i autorizuar është e patolerueshme. Këto masa do të jenë aktive duke nisur nga java e ardhshme.
Të jemi të qartë,- tha ai, se keto nuk janë gjoba e ndëshkime për popullin, por vetëm për shkelësit.

Një masë tjetër është ajo që parashikon ashpërsimin e penaliteteve edhe për këmbësorët, pasi midis tyre nëse do të konstatohen shkelës, atëhere krahas gjobës individuale parashikohet edhe bllokimi i automjetit qe kembesori mund te ketë ne pronesi edhe pse në fakt po qarkullon me këmbë .

“Nëse shkelen masat është kundravajtje penale, jo administrative. Ashtu sikurse do ta hapim fashën orare, këmbësorët do të penalizohen dhe penalizimi do të jetë jo me një kundravajtje të thjeshtë me gjobë, por penale me gjobë ose heqje lirie. Ata që hyjnë në listën e shkelësve nëse zotërojnë një automjet privat do ta humbin për të njëjtën periudhë që ka humbur patentën. E ka edhe Italia, edhe pse ne ishim të parët që e vumë” tha kryeministri.