I la qytetarët në liri të plotë, por Suedia po përgatitet tani për më tej, gazetari zbulon urdhrin sk.andaloz për spitalet

Shteti i Suedisë ka qenë një nga shtetet që mori shummë vonë masat kundër koronavirusit, mirepo tani duket se ajo po përgatitet për më të keqen.

Gazetari shqiptar që jeton atje Gerti Xhaja, duke iu referuar mediave vendase ka shkruar nje postim ku tregon se ka një udhëzim ndaj spitaleve vendase që të mos fusin në terapi intensive njerëzit që janë mbi 80-vjeç.

Ai gjithashtu njofton se pritet që të përjashtohen nga ky trajtim edhe personat nga 60 vjeç e sipër të cilët kanë një apo dy sëmundje shoqëruese.

Postimi i plotë i gazetarit është:

Suedia përgatitet për gjëmën! Spitali universitar udhëzon spitalet në vend që të mos futin në terapi intensive të sëmurë me Covid-19 që janë mbi 80 vjeç!

Të gjithë të sëmurët mbi 70 vjeç që kanë të paktën 1 sëmundje kronike, pulmonare, zemre apo veshkash! Gjithashtu personat mbi 60 vjeç dhe kanë minimumi 2 sëmundje të tilla!

Do të përjashtohen nga terapia intensive dhe të gjithë ata të sëmurë me sëmundje të tjera, si pasojë e të cilave ka një jetëgjatësi që llogaritet në 6-12 muaj (ku mund të futet kancer etj.) Burimi Aftonbladet (gazeta më e madhe në vend) Po në Shqipëri di të më thotë kush si është procedura??! 🤐😷😔🙏