Ogerta Manastirliu ka deklaruar se duhet pasur një strategji në përballimin e koronavirusit, dhe duhet investuar shumë në aspektin e gjurmimit të rasteve.Duhet te jemi te gjithe te kujdesshem sepse keshtu mund te infektoheni te gjithe.
Ne kemi një plan te ri, kemi një strategji për forcimin e laboratorit të ISHP-së, por edhe për fuqizimin e laboratorit të QSUT-së.
Kemi dhe plane më afatgjatë në raport me testimin edhe në raport me gjurminin dhe hetimin epidemiologjik ndaj kjo eshte kryesore.
Është shumë e rëndësishme në këtë fazë bashkëpunimi i qytetarëve dhe te jene sa me te kujdesshem ky eshte celesi i fitorev.
Është një strategji që ka rezultuar shumë efikase deri tani, por është një strategji që kërkon bashkëpunimin e të gjithëve.
Ne përgatitemi për më të keqen, duke shpresuar për më të mirën keshtu duhet te jemi vigjilent ndaj ketij virusi.
Dhe më e mira është në dorën tonë, është në dorën e gjithë qytetarëve, duke zbatuar masat.
Do të vijojmë me komunikimin e riskut me qytetarët në mënyrë që ata, mbi të gjitha ata të dinë që nëse mbrohen vetë, sigurisht që mbrojtja e tyre individuale ndikon gjithashtu edhe në mbrojtjen e atyre që kanë afër, apeloi ministrja.