10 ditë do te jeni ne vetizolim nese do riktheheni nga keto 29 vende te ndryshme

Per te shmangur nje rikthim te nje vale te dyte te koronavirusit, Zvicra e ka bere nje liste me 29 vende ku shifrat e infektimeve jane ne rritje.

Keshtu qe sipas qeverise zviceriane te gjithe ata qe shkojne ne keto vende me pas ne kthim duhet te veteizolohen.

Ky vendim pritet te zbatohet duke filluar nga data 6 korrik e deri ne 20 korrik dhe pastaj kur te behet lista e re ndryshimet mund te variojne sipas situates epidemiologjike per cdo vend.

Megjithate karantinimi do te jete i detyruar ne ambjentet personale dhe jo ne lokale apo ambjente te caktuara.

Lista e plotë është: Argjentina, Armenia, Azerbajxhani, Bahrejni, Bjellorusia, Bolivia, Brazili, Cabo Verde, Kili, Republika Dominikane, Hondurasi, Iraku, Izraeli, Katari, Kolumbia, Kosova, Kuvajti, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Omani, Panama, Peruja, Rusia, Arabia Saudite, Suedia, Serbia, Afrika e Jugut, ishujt e Turqve dhe Kaikos dhe Shtetet e Bashkuara.

Sipas mediave zvicerane, kush nuk i respekton rregullat do të gjobitet me 10 mijë franga.

Shqiptaret tane ne Zvicer qe kishin planifikuar apo menduar per pushime ne vendlindje jane shume te prekur nga ky vendim pasi nuk mund te lejojne vetes edhe karantinimin 10 apo 14 ditor ne kthim duke qene se jane ne pune.

Deputeti shqiptar në Zurich, Përparim Avdili, ka folur për masat që ka marrë Qeveria e Zvicrës:
“Shumë shqiptarë kam përshtypjen se nuk do t’i bëjnë pushimet në Kosovë, pasi kur ata të ktheheshin, do të duhej të qëndronin 10 ditë në shtëpitë e tyre duke rrezikuar vendin e punës, pasi shumica e punëve nuk mund të bëhen nga shtëpia”, është shprehur ai