Mjeku shqiptar në SHBA: Ja si ta ulin ne fund virusin brenda 6 javesh me kete menyre

Mjeku Skënder Murtezani ne SHBA ka thene se maska eshte mjeti i vetem qe mund te ul numrin e te infektuarve.

Profesori i mjekësisë klinike në Cornell bëri të ditur se nëse bashkohemi për gjashtë javë vir usi mund ti bie fuqia.

“Që nga fillimi i intervistave të mia, disa e kanë quajtur dhe ekstreme mendimin tim që të përdoren maskat në mënyrë rigoroze”, ka thënë ai.

“Maskat ishin shpëtimi i vetëm deri sa të vijë vaksina. Po ashtu duke pasur parasysh se asnjë vaksinë nuk është 100 për qind e kurueshme, maska është e vetmja gjë që pengon përhapjen e virusit.

“Maska është shpëtimi i vetëm në këtë moment. Propozova një gjë shumë të thjeshtë. Po të bëhemi bashkë për 6 javë nuk do t’i lejojmë vir usit të shumohet dhe faktikisht do të ishte vde kja e vir usit por duhet të jemi të një zëri nuk ka vend për politikën, të spekulohet dhe të kapen teoria të ndryshme”.

Lidhur me vendimin e qeverisë shqiptare, për ta bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës edhe në rrugë, ai e quajti atë vendimin e duhur. “Iu them të gjithëve dhe qeverisë të mundohemi dhe të bëhemi bashkë të përdorim maskat për 6 javë. Unë premtoj se do të zhduket”, theksoi mjeku shqiptar në SHBA.

Ndaj kjo eshte e vetmja menyre qe vendi te jete i hapur duke perdorur masken dhe distancimin social.