Mjeku italian jep receten se si te sheroheni vete nga covid ne kushte shtepi

Mjeku i njohur Bassetti thotë se ky protokoll mjekimi mund të përbëjë një model të përbashkët për të gjithë mjekët e mjekësisë së përgjithshme, ose mjekët e familjes, të cilët tani janë më shumë të ngarkuar edhe sesa në pranverën e kaluar dhe po trajtojnë shumë pacientë me covid.

Ai publikoi publikoi përmbledhje të detajuar të protokollit anti-covid për personat që kurohen në shtëpi. Ky material u publikua edhe nga agjencia zyrtare e lajmeve në Itali, Ansa.

Ja, përmbledhja e protokollit anti-kovid të personat që kurohen në shtëpi.

-Rastet asimptomatike: nuk parashikohet terapi.

-Rastet me simptoma të lehta (temperaturë jo më e lartë se 38 ° C dhe / ose simptoma të lehta të frymëmarrjes)

Përdorni paracetamol, ibuprofen ose acid acetilsalicilik nëse nuk keni kundërindikacione.

-Rastet me simptoma të moderuara (temperaturë e vazhdueshme > 38.5 ° C për 96 orë, pra 4 ditë me kollë dhe frymëmarrje të sforcuar, por niveli i oksigjenit në gjendje qetësie të jetë ≥ 93% ose ≥ 90% në pacientët me sëmundje kronike të mushkërive)

-Përdorni paracetamol, ibuprofen ose acid acetilsalicilik nëse nuk keni kundërindikacione.

-Heparinë nëse mosha është > 60 vjeç, me lëvizshmëri të ulët ose praninë e faktorëve të tjerë të rrezikut.

– Terapia me antibiotikë që vlerësohet rast pas rasti në bazë të funksionit të mushkërive (të mos fillojë me shfaqjet e para të simptomave, por në rast dyshimi të superinfektimit bakterial).

-Kortizoni sugjerohet vetëm pas 5-7 ditësh nga shfaqja e simptomave (për t’u shmangur tek ata që nuk shfaqin shenja të dëmtimit të frymëmarrjes).

Ndaj behu mjek i vetes duke u kuruar vete ne shtepi.