Merkel ben deklaraten e forte.A do ketë mbyllje të dytë në Gjermani, Ja informacionet e fundit

“Kancelarja Angela Merkel në një bisedë në mirëbesim me gazetarët ka bërë fjalë për shqetësimin e saj, se si mendjelehtësia e rinisë dhe dimri që kemi përpara mund të na i zerojnë sukseset që kemi arritur ndaj duhet te jemi me te kujdesshem dhe ky dimer do te jete ndryshe nga vitet e tjera.

Prej ditësh është temë në Berlin humbja e durimit të kancelares: Pakënaqësia e saj me rregullat e Coronës aq të ndryshme nga landi në land, ideja e disa kryeministrave të landeve përkundër të gjitha këshillave të ekspertëve, t’i hapin tregjet e Krishtlindjeve. E pastaj vjen edhe paralajmërimi i virologut, Christian Drossten, i para disa javëve, por që përshtatet në debatin aktual: Pra që Gjermania nuk është e përgatitur më mirë për një valë të dytë se vendet e tjera. Kjo e qëllon në shenjë situatën aktuale.

Ende, thonë përgjegjësit, sistemi shëndetësor e përballon mirë rritjen e numrit të infektimeve. E të gjitha sondazhet të flasin për një miratim të madh politikës së qeverisë e landeve për Coronën. Po pse është e shqetësuar kancelarja atëherë?

Një mbyllje e dytë është e papërballueshme

Kancelarja këtë javë në takimin me kryeministrat e landeve do të kërkojë më shumë veprim të unifikuar, por këtë zor se mund ta detyrojë. Të shpresojmë që do të ketë sukses. Ia vlen të diskutohet edhe ideja e austriakëve për të vendosur një semafor të Coronës në rajone, që nuk merr në konsideratë vetëm zhvillimin e kurbës së infektimeve, por edhe gjendjen e spitaleve dhe klinikave.