Virusi e la, por pastaj iu shfaqën…Humbje e madhe për Presidentin Meta, ndahet nga jeta…

Ilir Meta ka ndare nje mesazh ne facebook ku jep lajmin per ndarjen nga jeta te mikut dhe bashkepunetorit te tij.

Jan cfare shkruan Meta:“Ndaj dhimbjen për humbjen e një miku besnik e zemërmirë, Hekuran Dokos, i cili edhe pse arriti ta largojë virusin nga trupi i tij nuk arriti t’i mundë pasojat që i la.

Hekurani ishte një bashkëpunëtor në kohë të vështira, i palëvizur në bindjet e tij.

Ai kurrë nuk kërkoi të përfitonte nga miqësia jonë, përkundrazi la vend në zemrën e miqve të tij nga karakteri që kishte, integriteti dhe vlerat e larta njerëzore.

U prehsh në paqe miku ynë Hekuran Doko!

Është e rëndësishme për secilin të tregojë kujdes personal duke respektuar të gjithë masat e këshilluara nga ekspertët dhe të lehtësojmë punën e mjekëve e personelit shëndetësor në këtë betejë të gjatë e të vështirë.

Njëkohësisht edhe institucionet shtetërore duhet të tregojnë më tepër përgjegjshmëri”, shkruan Meta.