Mëngjesi nis me tërmet! Regjistrohen lëkundje pranë Tiranës ja sa ishte magnituda dhe epiqendra

Nje lukundje e lehte sizmike ka zgjuar diten e sotme Tiranen dhe Durresin.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.2 Rihter dhe është ndjerë rreth orës 06:56 por nuk ka pasur asnje demtim apo pasoje.

Sipas qytetarëve që kanë komentuar në aplikacionin e EMSC, lëkundja ka qenë e lehtë dhe pa probleme.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar në detin Adriatik, 36 km në veriperëndim të Tiranës.

Deri më tani nuk raportohen dëme apo lendime.