Më i ashpër se kurrë me pare Dr. Brataj: Koronavirusi po merr shumë jetë ndërkohë që ju…

Mesazhi i plotë i doktor Bratajt:

SA HERË DËGJOJMË QË ÇUDIA MË E MADHE ZGJAT TRE DITË! ÇUDI!! Kjo nuk ndodh me sëmundjet, kjo nuk ndodh me koronavirusin! Çudia e tij ka gjashtë muaj që ekziston, çudia e tij ka marë shumë njerëz në vorbullën e tij. Kjo çudi nuk ndodh me të pa fytyrët që fshihen në profile fallco !! Çudia je TI:

Ti që shan në çdo koment Ti që edukatë nuk ke Ti që familjen tënde nuk respekton Ti që fëmijët e tu nuk i edukon Ti që nuk beson Ti që përfiton Ti që i di te gjitha Ti që nuk do të mbash maskë Ti që do të shikosh të sëmurët ku janë , sepse sipas teje nuk ekzistojnë! Ti që nuk beson se ka vik.tima nga koronavirusi! Ti që do pushtet Ti që do fitim Ti që do liri pa kufizim Ti që mendon se paguan taksat i vetëm Ti që proteston Ti që mendon se çipin do të venë Ti që virusin shpërndan Ti që Covid shkakton Ti që je fshehur pas një profili FALLCO!

JU LUTEM MOS SHKAKTONI MË KONFUZION!! Koronavirusi ekziston Koronavirusi infekton Koronavirusi sëmur Koronavirusi mer jetë Jeta e radhës që do të humbi, mos harro, mund të jetë e jotja JU LUTEM Na lini të shpëtojmë jetë njerzish Na jepni kohë të mposhtim virusin Na jepni kohë të sqarojmë qytetarët Na jepni kohë të shërojmë plagët e virusit!! Nëse doni një fytyrë të vërtetë, një fytyrë ta vendosni te profili juaj ndiqni këshillat e mëposhtme:

Doni një titull, studioni dhe merni një diplomë Doni të jeni profesionist i mire, studioni gjithë jetën. Doni rol drejtues, punoni vazhdimisht në sektorin tuaj, bëhuni ekspert i mirfilltë, bëni master për menaxhim, bëni eksperienca pune brenda dhe jashtë Shqipërisë, tregoni aftësitë tuaja dhe politika ka nevojë për këta njerëz ti vendosë në role drejtuese. Doni rol drejtues, futuni në politik dhe zbatoni pikën 1 Doni të jeni gjithollog, kritik, i lirë, mendimtar i shthurur që mund të thoni çfar të doni, të shani si të doni dhe kë të doni? Është shumë e thjeshtë, ju lejohet se askush nuk ju ndalon!

Bëni atë që keni bërë deri tani, një profil fallco, fshihuni si struci, villni sa të doni, përdorni fjalorin që doni!

POR MOS MENDONI SE JENI TË PA PREKSHËM, KARAKTERIN TUAJ DO TË MARIN FËMIJËT TUAJ, FRUSTACIONET TUAJA DO TI BËJNË PASURI TË TYRE PËR GJITHË JETËN, KY DO TË JETË INVESTIMI I JETËS JUAJ, KY DO TË JETË SHPËRBLIMI I JETËS SUAJ!

Komentet e tua i shikon familja ime, i shikon fëmija im, i shikojnë miqtë e mi, shokët e mi, të njohurit e mi! Askush nga ata nuk ndryshon mendim, sepse më njohin, askujt prej tyre ti nuk i shkakton dot ÇUDI!

Çudia je ti që do të çuditesh me familjen dhe fëmijët e tu! Prandaj për të ruajtur veten dhe familjen tënde ndiq këto pesë këshilla:

Mbaj maskën në ambientet e mbyllura Mbaj distancën 1.5 metër Zbato rregullat e higjienës Mos lejo të tjerët ti shkelin këto rregulla Mos e përdor profilin fals deri sa virusi të iki!

JU LUTEM

Dr.Skender Brataj