Maskat e detyrueshme kudo! Pipero: Nuk kanë asnjë vlerë ndaj mos i mbani ato

Kryeministri i kufizimeve, Edi Rama, bëri të detyrueshme mbajtjen e maskave kudo, sin ë ambiente të mbyllur adhe të hapura. Ky ligj do të hyjë në fuqi rë enjten e 15 tetorit.

Pëllumb Pipero, para disa kohe ka deklaruar se mbajtja e maskës në rrugë, nuk ka asnjë vlerë për frenimin e përhapjes së Covid-19. Për këtë ai i bazohej rekomandimit të OBSH.

Pipero deklaroi:

Dua të ndaj një mendim që bazohet në rekomandimet e OBSH, që përdorimi i maskave e dorezave në rrugë, nuk ka asnjë lloj vlere. Nuk ka. Jo vetëm gënjejnë veten por edhe e dëmtojnë veten se ata që shoh unë e mbajnë gjithë ditën, pra nuk është normale, s’ka arsye t’i mbajnë, këto maska të mbrojnë maksimumi 2-3 orë që të mos nxjerrësh spërklat. Mund të përdoren nëse shkon në spital, hipën në një mjet.