E ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Trokit’ në IN Tv me moderator Ermal Peçi ishte aktorja e njohur Mariana Kondi.
Të mësuar me rolet e saj komike, Marjana ndau eksperiencën e saj dramatike në ‘Ditari i Anna Frank’.
Ermali që në nisje tregoi se nuk e kishte menduar kurrë Marjanën në një rol aq emotiv teksa aktorja shtoi se drama qëndron gjithmonë brenda saj.
Duket se Marjana po shijon momentet e saj artistike, nga teatri tek filmi.
Gjatë bisedës Kondi ka folur dhe për raportet e saj me Elvana Gjatën dhe Ermal Mamaqin në filmin ‘2 gisht mjaltë’.
Pagesa e saj nisur nga një batutë në programin e Mamaqit u përfol gjatë teksa ‘më në fund’ na zbulon të vërtetën e madhe:
Ishte shaka ajo. Pagesa ime? Unë morra 10 Euro, jam shumë e kënaqur. Ishte vetëm 10 euro (qesh) – tha Marjana.
Duke vijuar shakanë e saj Ermali I tha se me tvsh ajo merrka akoma më pak, ndërsa e pyeti për pjesmarrjen në filmin e dytë:
‘Po, do ta bëja filmin e dytë. Do ta bëja vetëm më 1 Euro, si ajo, Shqipëria 1 euro’.