Lajmi i fundit/Jo më 14 ditë karantine, Italia ndryshon rregullat udhetimit, hiqet edhe rregulli i..

Lajm i mire per ata qe shkojne ne itali nga 14 ditë karantina eshte reduktuar në 10 ditë si dhe ka eleminuar rregullin e 2 tamponëve me rezultati negativ për të dalë nga karantinimi.

Prej ditës së nesërme do të mjaftoje një tampon i vetëm me rezultat negativ për të dalë nga regjimi i izolimit, njofton gazetarja e RTV Ora në Itali, Alba Kepi.

Siç raporton ajo, është zhvilluar mbrëmjen e sotme në Romë mbledhja urgjente e Komitetit Tekniko-Shkencor ngritur pranë qeverisë Conte mbi pandeminë, me pjesëmarrjen e Ministrit të Shëndetësisë Roberto Speranza.

Po 10 ditë është vendosur koha e izolimit me besim për të afërmit e tyre që per momentin nuk kanë rezultuar të infektuar.

Do të duhen 21 ditë izolim për personat që tamponi i kryer pas 10 ditësh karantinim është akoma pozitiv.

Shpresojme qe kufiri te hapet sa me shpejt per te udhetuar te gjithe drejte Italise.