Lajm jo i mire per Shqiptaret ne Itali ja se cdo ndodh me patentat e tyre.

Si gjithmon Shqiptaret do ta kene te veshtire per cdo kur ata jetojne jashte.Prej disa muajsh emigrantë shqiptarë që jetojnë në Itali e që kërkojnë konvertimin e patentës shqiptare në patentë italiane nuk po munden t’i gjejnë zgjidhje kërkesës së tyre ndaj kjo eshte nje kerkese noramle.

Sipas dokumentacionit zyrtar publik të Minsitrisë Italiane të Infrastrukturës e Transportit prej datës 25 dhjetor 2019 ka skaduar marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e së drejtës së konvertimit të patentës shqiptare në Itali.

Sipas vendimit tashmë të skaduar firmosur nga Ministria Italiane e Transportit, dhe e protokolluar me numër 27774 më datë 5 dhjetor 2014, adresuar të gjitha zyrave territoriale e rajonale të drejtorive të transportit, Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Guardia di Finanza, Drejtorisë së Policisë së shteit, Ministrisë së Jashtme, Shoqatës Kombëtare të Autotransportit e Prefekturave, informohej se prej datës 25 dhjetor 2014, ka hyrë në fuqi marrëveshja e re mes Republikës Italiane e Republikës së Shqipërisë për konvertimin e patentave të makinave.

Kjo marrëveshje rinovonte për 5 vite të tjera marrëveshjen e mëparshme firmosur në Tiranë mes dy vendeve me skadencë kohore nga 27 tetor 2008 deri më 15 korrik 2014 e i jepte të drejtën e konvertimit të patentës shqiptare për të gjithë emigrantët shqiptarë me leje të rregulltë qëndrimi e me të paktën 4 vjet rezidentë në Itali.