Lajm i papritur / Ndryshon ligji për pashaportat shqiptare, ja si duhet të veproni tani

Deputetja socialiste Ermonela Felja ka prezantuar ne kuvend projektiligjin per shtetesine ku ka treguar se kushti i moshes mbi 18 vjec eshte hequr.

Ndaj edhe behet e ditur se te gjithe femijet qe kane te pakten nje prind shqiptar mund te marrin shtetesine shqiptare pa pritur te behen 18 vjec.

Ndersa te gjithe ata femije apo shtetas qe duan te marrin shtetesine shqiptare duhet te provojne lidhjen e gjakur me tre breza paraardhes shqiptar.

Ja cfare ka thene ajo saktesisht.

“Ligji për shtetësinë është natyrisht një ligj shumë i rëndësishëm. Fakti që ky ligj vjen në kuvendin e Shqipërisë shpreh seriozitetin e qeverisë shqiptare dhe kuvendit, që i dha formën përfundimtare këtij drafti. Çështjet e shtetësisë shqetësojnë jo vetëm shtetin shqiptarë, por dhe shumë vende të tjera.

Në hartimin e ligjit të ri vendi ynë reflektohen angazhimet ndërkombëtare, që shprehen në deklaratën universale për të drejtat e njeriut, për konventën e refugjatëve, konventën për pa shtetësinë, për shtetësinë që lidhet me gratë dhe fëmijët. Ligji për shtetësinë që ka vepruar sot, ka qenë në fuqi që prej kohës para kushtetutës që kemi sot, prandaj, sot është moment i rëndësishëm pasi ne na duhet të miratojmë e ti japim dritë jeshile.

Shtetësia përfaqëson lidhjen e qëndrueshme juridike të një shtetasi me shtetin e tij. Në rastin konkret, ne kemi parashikuar në mënyrë të hollësishme, si fitohet, si humbet dhe si mund të rifitohet. Shtetësia fitohet me lindje, dhe kur fëmija lind nga prindër shqiptar e merr automatikisht shtetësinë shqiptare, qoftë dhe nga një prind shqiptar, këtu duhet shtuar se mosha 18 vjeç nuk është më kufizues për fëmijët e lindur nga një prind shqiptarë.

Po ashtu për ata fëmijë apo shtetas që duan shtetësinë shqiptare, duhet të provojnë lidhjen deri në tre breza me paraardhës shqiptarë. Janë reduktuar afatet e fitimit të shtetësisë nga shtetasit e huaj, refugjatët dhe ato me mbrojtje plotësuese”, sqaroi me tej deputetja e PS.