Lajm i mire/Vendi i parë dhe i vetëm në BE që heq të gjitha kufizimet për kovidin me Shqipërinë

Për të gjithë ata që kishin planifikuar pushimet në Austri, tani nuk duhet të shqetësohen.

Austria ka hequr nga dita e sotme të gjitha masat anti-COVID me Shqipërinë. Nuk ka asnjë kriter, as test negativ dhe as kriterin e vaksinës.

Ka vetëm një kusht modest për ata që udhëtojnë me Austrian Airlines, e kanë të detyrueshme mbajtjen e maskës së formatit FFP2. (Shikoni foton e mëposhtme).

“Austria heq të gjitha kufizimet për pasagjerët me pasaporta biometrike që udhëtojnë në Austri, duke filluar nga data 24 Qershor 2021.

1) Asnjë kriter testi

2) Asnjë kriter vaksine

3) Vizat për rastet e aplikueshme vazhdojnë si më parë

I vetmi kriter, ju lutemi qytetarëve që udhëtojnë në Austri, është maska FFP2, si kjo në foto. Kompania Austrian Airlines që operon në Austri, e ka të detyrueshme vetëm këtë tip maske, që e gjeni në farmaci.

Ata pasagjerë që janë tranzit në Austri, ju lutemi të kontrollojnë rregullat e udhëtimit Covid-19, që ka destinacioni final i mbërritjes thuhet në njoftimin e Tirana International Airport.

Kështu Austria bëhet vendi i parë dhe i vetëm i BE që heq plotësisht kufizimet me Shqipërinë. Vende të tjera si fqinjët Greqi dhe Itali, vazhdojnë me një lumë kufizimet e kushtesh me sebepin e pandemisë. /noa.al