Home TE NDRYSHME Lajm i keq per Shqipërinë, nuk kishte ndodhur që nga koha e...

Lajm i keq per Shqipërinë, nuk kishte ndodhur që nga koha e firmave piramidale

442
0

Ekonomia Shqiptare ka rene shume sidomos ne keto kohe pandemi.

Sipas shifrave te raportuara nga INSTAT ekonomia shqiptare ra me 10.2% në tremujorin e dytë të vitit, në kulmin e pandemisë, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rënia është më e thella që nga viti i krizës së piramidave në vitin 1997.

Shqipëria ne krahasim me vendet e tjera te rajonit, u “shpëtua” nga pesha e lartë që ka bujqësia në Prodhimin e Brendshëm Bruto, me rreth 19%, që është më e larta në Europë, me një diferencë prej 10 pikë përqindje me Kosovën si vendi i dytë bujqësor në Europë.

Ky sektor i ndjeu pak pasojat e krizës dhe ishte ndër të paktët që rezultoi me rritje në tremujorin e dytë, ndonëse për ironi vendi importon një pjesë të madhe të produkteve ushqimore, edhe nga fqinjët që kanë peshë më të ulët të bujqësisë në ekonomitë e tyre. Sektori tjetër real i ekonomisë shqiptare, pa bujqësinë, që amortizoi goditjen e pandemisë, vlerësohet të ketë rënë rreth 14-15%.

Është e vërtetë që ringritja do të jetë e vështirë (pritshmëritë janë që niveli i PBB-së së parakrizës të arrihet vetëm pas vitit 2021), por është në dorën e politikave qeveritare për të shfrytëzuar këtë moment, si një pikë kthese në ekonomi, përtej interesave të ngushta, në të mirë të vendit!