“E vetmja në botë”.| Shqiptarët në Greqi marrin lajmin e papritur, nga 1 nëntori…

Me ne fund një lajm i mirë vjen nga Greqia, ku ambasada shqiptare në Athinë njofton se nga data 1 nëntor, emigrantët shqiptarë do të zgjedhin vetë ditën dhe orën për t’u paraqitur në ambasadë për të marrë shërbimet.

Lajmi konfirmohet nga konsullja Joana Zhonga, e cila sqaron se përfaqësia jonë diplomatike është e vetmja në botë, që punon me 2 dhe 3 turne duke i shërbyer deri në 800-1000 emigrantëve në ditë.

Sipas konsulles Zhonga, që prej majit të këtij viti, shërbimet konsullore jepen me orar të zgjatur, pikërisht për shkak të fluksit të lartë të emigrantëve.