LAJM I FUNDIT/ Ndodh e papritura me zv-ministren, përfundon në spital pas asaj që i ndodhi në sallë

Në kohën kur pritet që Gjykata e Posaçme të caktojë masat e sigurisë për ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda dhe dy avokatet Florida Beu dhe Majlinda Hasani, një incident ka ndodhur në seancë.

Florida Beu është ndjerë keq gjatë seancës dhe një ambulancë ka mbërritur dhe e ka dërguar në spital.

Në sallë vijon të jetë e pranishme Voda dhe avokatja tjetër, Hasani.

Florida Beu akuzohet se i ka dhënë ish-zv/ministres 1 mijë euro cash, 1 telefon dhe 1 arkë me peshk.