OBSH paralajmëron: Varianti Delta do të ketë pasoja te forta në 111 shtete te botes

Për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Delta, treguesit epidemiologjikë janë rritur në mënyrë të rrezikshme në Evropë, me Britaninë që përjeton një rritje të shpejtë të infeksioneve, por edhe në Lindjen e Mesme, ndërsa në të njëjtën kohë Organizata Botërore e Shëndetësisë po jep alarmin duke folur për fillimin e një vale të re pandemike.

Sipas mediave të huaja, mutacioni indian po “godet” në një kohë kur qeveritë po heqin kufizimet. Rritja e rasteve në shumë vende të Lindjes së Mesme mund të ketë pasoja të tmerrshme, për shkak të përhapjes së variantit Delta por edhe disponueshmërisë së ulët të vaksinave, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Megjithëse rastet dhe vdekjet kanë rënë gjatë tetë javëve të fundit në rajonin e Mesdheut Lindor, OBSH vëren se tani ka një rritje në Libi, Iran, Irak dhe Tunizi. Një rritje e mprehtë e rasteve pritet gjithashtu në Liban dhe Marok.

Javën tjetër, vendet myslimane do të festojnë Kurban Bajramin festë e cila tradicionalisht përfshin tubime fetare dhe shoqërore, ku infeksionet mund të përhapen më lehtë.

Raportohet se OBSH shqetësohet se rritja aktuale do të vazhdojë të arrijë kulmin në javët e ardhshme, me pasoja katastrofike. Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, duke folur në Gjenevë në takimin e Komitetit të OBSH-së për urgjencat e lidhura me Covid-19, tërhoqi vëmendjen për numrin e infektimeve në mbarë botën të regjistruar javën e kaluar, si dhe vdekshmërinë nga pasojat e saj. Në fakt, numri i vdekjeve u rrit për herë të parë pas rënies së tyre të vazhdueshme në 10 javët e mëparshme.

Burimi: www.protothema.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA