Kreu i Urgjencës: 5 kategori njerëzish që nuk duhet të dalin nga shtëpia, janë burim i infeksioniit

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj thote se:“Të jesh apo të mos jes!! Sot më shumë se kurrë duhet bashkëpunimi juaj!! Të zgjedhësh me dëshirë të jetosh! Të zgjedhësh me dëshirë të dënosh të tjerët me vdekje! Të zgjedhësh të fitosh jetën!

Sa më shpejt të kuptojmë se duhet të respektojmë rregullat aq më shpejt do ta fitojmë këtë betejë.

Ti që ke shenja të lehta të cilat po i trajton në banesë dhe ke përmirësim të tyre, vepro në bashkëpunim të përditshëm me mjekun e familjes dhe 127-ën, por MOS DIL se je burim i transmetimit të infeksionit.

Ti që ke shenja të lehta dhe mendon se është virozë e stinës, kërko ndihmë te mjeku i familjes ose tek 127-a për të përjashtuar dyshimin e Covid-19 dhe MOS DIL deri në përjashtimin e tij, se je burim i transmetimit të infeksionit!

Ti që ke bërë tamponin dhe ke dalë pozitiv, por nuk ke simptoma, MOS DIL se je burim i transmetimit të infeksionit!

Ti që kërkon ndihmë mjekësore sepse ke shenja dhe simptoma, ti që nuk kërkon tampon sepse nuk do të identifikohesh, MOS DIL se je burim i transmetimit të infeksionit!

Ti që nuk je në asnjë nga situatat e mësipërme DIL, por mbrohu nga gjithë të sipërpërmendurit, sepse ka nga ata që nuk do ti respektojnë rregullat!

Në çdo moment personat me shenja dhe simptoma si temperaturë, kollë, dhimbje fyti, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, të vjella, diarre, humbje të shijes, vështirësi në frymëmarrje, të këshillohen me mjekun e familjes dhe mjekun e 127, sepse çdo shenjë e sipërpërmendur mund të jetë nga Covid-19!”

Brataj pohon se edhe tani në vitet 20 të mijëvjeçarit të ri, të vetmet armë që kemi kundër koronavirusit, janë qëndrimi në shtëpi dhe mbajtja e distancës. E, duke qenë se deri diku edhe maska mbron, kërkon përdorimin e saj rregullisht.

“Qytetarë shqiptarë, ndërgjegjësohuni, respektoni rregullat: Mbaj maskën në ambientet e mbyllura. Ruaj distancën 1.5 metra. Zbato rregullat e higjienës. Mos lejo të shkelen këto rregulla! Pa ty nuk do ia dalim! Së bashku do ia dalim!”

Tregohu vigjilent dhe ruaj distancimin social.