Një tjetër institucion shtetëror tashme eshte mbyllur për shkak të koronavirusit.
Kete here eshte zyra shteterore e hipotekës në Pogradec ku eshte pezulluar puna deri ne nje afat te papercaktuar.
Eshte bere e situr se bashkëshorti i njëres nga punonjëset e këtyre zyrave, ka rezultuar i infektuar me koronavirus, para një dite. Ndaj kjo eshte arsyeja që kjo zyrë është mbyllur, dhe puna do të rifillojë pas disa ditësh.
Keto dite e duke nisur qe sot po merren masa për dezinfektimin e ambienteve, ndërkohë që mësohet se punonjësja e ZRPP-së në Pogradec, është në pritje të përgjigjes së tamponit.