Home TE NDRYSHME Kjo nuk pritej, shkencëtarët Gjerman nuk i fshehin më të dhënat. Ja...

Kjo nuk pritej, shkencëtarët Gjerman nuk i fshehin më të dhënat. Ja 2 pasojat qe le koronavirusi ne trupin tuaj

116
0

Një grup mjekësh gjermanë po studiojnë pasojat afatgjata tek pacientët me koronavirus dhe kjo tashme po behet nga shume vende se cfare pasojash le koronavirusi. Sipas tyre edhe kur koronavirusi kalon lehtë, infektimi dëmton edhe tek të rinjtë disa organe që shkaktojnë probleme në të ardhmen ndaj mos e merr me qetesi por duhet te ruhesh dhe te kujdeseshsa me shume.

Prof. dr. Stefan Schreiber, mendon se koronavirusi mund të përshpejtojë procesin e plakjes tek personat e infektuar.

Në një intervistë për gazetën Die Welt ai tha se përveç pasojave specifike të sëmundjes, koronavirusi përshpejton gjithashtu edhe proceset e plakjes së organeve të brendshme, por fillimisht pa u vënë re. Kështu p.sh. një 30-vjeçar që infektohet tani me Covid-19 mund të ketë pas dy vjetësh mushkëritë ose zemrën e një 40-vjeçari, apo pas dhjetë vjetësh mushkëritë ose zemrën e një 60-vjeçari.

Një nga fushat e studimeve të prof. dr. Stefan Schreiber dhe grupit të studimor në Qendrën Mjekësore Universitare Schleswig-Holstein në Kiel janë lidhjet mes infeksioneve kronike dhe procesit të plakjes.

Edhe pse koronavirusi prek më shpesh rrugët e frymëmarrjes ose mushkëritë, ai në fazën akute mund të prekë shumë sisteme të organeve të tjera. Sipas të dhënave aktuale të hulumtimeve mjekët supozojnë se prej koronavirusit mund të ndodhin edhe dëme afatgjata të organeve. Studime të ndryshme tregojnë gjithashtu se dëmtime të tilla të përhershme janë të mundura edhe nëse dikush e kalon sëmundjen lehtë.

Ndaj ruani distancimin social dhe tregohuni vigjindalt ndaj ketij virusi.