Këshilla e doktor Piperos: Ja cfarë duhet të bëni për ta kaluar sa më lehtë koronavirusin

Doktor Pellumb Pipero kohet e fundit ka shprehur se ne kete kohe pandemie, ka shume rendesi menyra se si e trajtoni veten. Ketu ai u ndal me menyren e sjelljes dhe ushqimit gjate kohes qe infektoheni me koronavirus.

Ajo që sugjeron mjeku janë keto keshilla: Qendrimi për një farë kohe në diell për të marrë vitaminë D, ecja në ajër të pastër mundesisht pyje dhe parqe, ushqimi i mirë si dhe gjumi i mire.

Kurse, kur u pyet nëse mund të rekomandohen qetësues për ata që kalojnë gjendje ankthi apo stresi, Pipero i këshilloi te gjithe te pijne cajra me efekt qetësues apo barna me bazë bimore qe te kene gjume te rehatshem

Ndërsa, me tej Pipero u ndal tek ata që e kanë kaluar koronavirusin, duke deklaruar se: “Ata duhet t’i thotë vetes që kanë kaluar një beteje jo të lehtëpor kjo s’do të thotë, se për 2-3 javë mund të mos shfaqet sëmundja prapë. Pasi edhe mjeket ende nuk e dinë sa të mbrojtur janë. Kam dy raste, që janë infektuar dy herë. Herën e dytë pa shenja. Kujdesi vlen për të gjithë.”

Por, si mendon ai a ka nje parashikim ai se kur mund t’i vijë fundi kësaj pandemie?

Pëllumb Pipero thotë se këtë s’mund ta thotë askush, por shton se duke u nisur nga eksperiencat e mëparshme te pandemive, virusi nuk neutralizohet pa dy vite e gjysmë.

“Nuk pres mrekulli me vaksinën. Edhe ndonjë vit do vijojë kjo betejë.”