Ka 8 fëmijë dhe nuk punon asnjë ditë, ja sa është shuma marramendëse që merr ajo çdo muaj nga shteti

Kur nëna e tetë femijeve, Marie Buchan, u pa në pasqyrë një ditë, vendosi menjehere se ajo ishte “shumë e bukur” për të bere një punë të vërtetë. Në vend të kësaj, ajo donte të vazhdonte të merrte rreth 30,000 dollarë përfitime nga qeveria britanike. Ndërsa shumica e prindërve beqare punojnë shume për të siguruar një jetë të mirë për fëmijët e tyre, Buchan refuzon të bëjë një punë të vetme. Dhe ajo beson se ajo ka një arsye të justifikueshme për refuzimin e saj për të punuar.

Çdo ditë, kur shikohet në pasqyrë, ajo kujton veten se sa e bukur eshte për të gjetur një punë në profesionin e saj. Dhe qeveria britanike duket se po e mbështet vendimin e saj, sepse vazhdojnë t’i dërgojnë ceqe në postë.

Megjithëse ajo përkujdeset çdo ditë për pamjen e saj, fusha e saj e zgjedhur e punës – si një mekanike – nuk do të ishte një vend i mirë për të, për të fituar para, mendon ajo. Jo sepse puna është e vështirë ose kërkon orë të gjata pune, por sepse ajo do të ishte shumë tërheqëse dhe ata nuk do ta punësonin. Buchan ka bërë vendimin e fundit për të marrë kirurgji per rritjen e gjirit. Dhe i dashuri i saj ka në plan të paguajë për procedurën e shtrenjtë. Dhe një mekanike sexy automatikisht nuk do të përshtatet në punë.

Megjithëse tatimpaguesit nuk po përballen me paratë për kirurgji kozmetike, është ende e çuditshme që një nënë e tetë femijeve është duke shpenzuar mijëra dollarë në kirurgji kur paratë mund të përdoren me se mire për të ndihmuar të ardhmen e fëmijëve të saj.

Publiku duket se beson se ajo duket e aftë për të gjetur një punë dhe të ashtuquajturat “pamje te mira” nuk po ndalojnë askënd nga punësimi i saj. Në vend të kësaj, ajo duket të jetë vetëm duke përshpejtuar sistemin e përfitimit të qeverisë britanike. Ajo dëshiron të vazhdojë të marrë $ 30,000 para falas nga taksapaguesit. Nëse ajo do te kete nje punë të vërtetë, përfitimet e saj nga qeveria do të zbrisnin në mënyrë të pashmangshme – dhe Buchan thjesht nuk do të donte që kjo të ndodhte.

Në vend të kësaj, Buchan ka vendosur të bëhet një mekanike – diçka per te cilen ajo eshte teresisht e pakualifikuar për të bërë. Por ajo po merr mësime në një kolegj lokal në përpjekjen për t’u bërë mekanike.

Në të kaluarën, ajo gjithashtu punoi si kujdestare në fundjavë, por e la atë punë kur ajo filloi të rriste familjen e saj. Dhe kjo ishte vetëm 16 orë punë çdo javë. Por tani ajo pëlqen të ketë më shumë kohë për të kaluar me fëmijët e saj, ndërsa taksapaguesit britanikë financojnë mënyrën e jetesës së saj.

Ndërsa qeveria dhe taksapaguesit e financojnë jetën e saj, Buchan vazhdon të jetë e habitur se sa e vështirë është të rrisesh tetë fëmijë. Ata të gjithë janë nga dy deri 13-vjeç. Dhe të gjithë kanë të njëjtin baba.

Marie Buchan është kritikuar ashpër për stilin e saj të jetesës. Ajo është shfaqur në televizione në një përpjekje për të mbrojtur zgjedhjet e saj. Por taksapaguesit britanikë ende nuk e falin për zgjedhjet e saj. Ata mendojnë se njerëzit si ajo po pengojne një sistem që duhet të jetë per te ndihmuar njerëzit që nuk mund të ndihmojnë veten.

/©10gjera.com
përktheu j.memeli/