Home TE NDRYSHME Ja kush lejohet të kaloj në Greqi nga data 1 Gusht deri...

Ja kush lejohet të kaloj në Greqi nga data 1 Gusht deri në 15 Gusht.Vetem keto kategori

159
0

Vetem keto kategori njerezish mund te kalojn drejte Greqise ndaj perpara se te niseni duhet te dini mire rregullat se kush lejohet te kaloje.

Sipas vendimit të qeverisë Greke me numër Αριθμ. Δ1α/Γ.Π.οικ. 48937 si dhe Δ1α/ΓΠ.οικ. 46164/20.7.2020 në Greqi në pikat kufitare të Kakavisë dhe Kapshticës do lejohen të kalojnë këto qytetarë

Të gjithë qytetarët shqiptar me leje qëndrimi në Greqi (të gjithë kategoritë)

Të gjithë minoritarët me pasaportë ose me kartën e minoritarit

Të gjithë qytetarët që kanë visë greke

Punëtorët Sezonal me leje të posaçme

Punëtorët e specializuar që disponojnë visë pune

Punëtorët në kompanitë e transportit, anijeve etj që diponojnë visë ose leje të posaçme për hyrje në Greqi

Studentë që studjojnë në Greqi dhe kanë leje qëndrimi ose visë studentore

Të gjithë qytetarët me nënshtetësi greke apo europiane (ose me pasaportë ose me karte identitetit)

Pjestarët e familjes të një nënshtetasi grek ose europian (që vërtetohet me dokumentin e posaçëm-leje qëndrimi për bashkort europian, ose pjestar famijleje europiane)

Për qytetarët me vërtetim blu, përveç pasaportës dhe vërtetimit blu, duhen të jenë të pajisur me një vërtetim të vëndqëndrimit të tyre në Greqi, (kontrata e shtëpisë ose vërtetime E1) sepse është vënë re që policia greke i kërkon dhe në disa raste nuk ka lejuar të kalojnë qytetarë me vërtetim blu.

Për personat që ju ka skaduar pasaporta Shqiptare , mund të hyjnë në Shqipëri me pasaportën e vjetër dhe ta rinovojnë atë në Shqipëri. Në hyrjen në Greqi duhet të kenë me vete të dy pasaportat si të rejën ashtu dhe të vjetrën dhe tja u paraqesin autoriteteve kufitare.
Në Greqi nuk lejohen të kalojnë

Qytetarë shqiptarë që dëshirojnë të vizitojnë Greqinë si turista dhe janë të pajisur vetëm me pasaportë

Qytetarë shqiptarë që dëshirojnë të vizitojnë Greqinë familjarët e tyrë dhe do përdorin të drejtën e qëndrimit të 90 ditëshit

Qytaterë Shqiptar që jetojnë në Greqi dhe kanë vërtetim të bardhë

Qytetarë që kanë pasaportë e cila nuk i përket asnjë shteti të zonës Shengen

Gjithashtu për të gjithë qytetarët që lejohen të hyjnë në Greqi, është e detyrueshme të kenë plotësuar 24-48 orë përpara udhëtimit të tyre Protokollin e Mbërritjes në Greqi. Protokollin mund ta gjeni këtu

Për më shumë informacione telefononi tek zyrat tona në numrat

Zyra Athinë 2105203350-2105203351
Zyra Pire 2104636742
Zyra Korinth 2741021023
Zyra Patra 6907115555 6945994999