Ja cili është një tjetër shtet i BE bllokon fluturimet nga Shqipëria

Ja njoftimi i plote zyrtar:

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Poloni njoftojnë se për shkak të vendimit administrativ për pezullimin e trafikut ajror midis Shqipërisë dhe Polonisë, të gjitha lidhjet PLL LOT të planifikuara në këtë itinerar, pas datës 1 shtator të këtij viti do të anulohen.

Biletat për këto lidhje, nuk janë më të disponueshme për shitje përmes sistemeve të prenotimit dhe faqes elektronike LOT.com. Ndërsa, të gjitha biletat që janë blerë deri më 1 shtator të këtij viti, mbeten të vlefshme dhe nuk kërkojnë konfirmimin e rezervimit.

Lidhjet janë në dispozicion falas për pasagjerët PLL LOT që tashmë kanë prerë bileta për fluturime nga Shqipëria në Poloni. Ndërsa, për qytetarët të cilët duan t’i përdorin ato linja dhe plotësojnë kushtet për hyrje në territorin e Polonisë, do të duhet të paguajnë një tarifë.

Udhëtarëve me bileta për fluturimet LOT Polish Airlines të planifikuara pas 1 shtatorit të këtij viti, të cilat u anuluan për arsye administrative, do t’ju ofrohet një ndryshim në një nga fluturimet speciale të lartpërmendura, pa pagesë.

Pasagjerët do të kontaktohen nga këshilltarët e Qendrës së Kontaktit LOT, të cilët do të paraqesin opsionet në dispozicion dhe do të bëjnë ndryshime në rezervim. Gjithashtu, pasagjerët do të duhet të mbajnë kontakt me numrin e telefonit të dhënë gjatë blerjes së biletës.

Ndërkohë, qytetarët që kanë të drejtë të hyjnë në territorin e Republikës së Polonisë dhe janë të interesuar të blejnë bileta, kërkohet që të dërgojnë një aplikim në adresën elektronike: [email protected] me informacionin sa më poshtë:

Në listën e pasagjerëve do të futen vetëm ata qytetarë që plotësojnë të gjitha kushtet e sipërpërmendura. Në titullin e postës elektronike, pasagjerët duhet të përfshijnë fjalëkalimin: ALBANIA. Çmimi i biletës për një person të rritur do të jetë afërsisht 550 PLN.

Biletat për fluturime shiten përmes Qendrës së Kontaktit LOT. Konsulentët do të kontaktojnë me telefon çdo person që do të bëjë një kërkesë të saktë përmes postës elektronike.