Ja 5 qytetet e para qe do te mbyllen ne karantine sipas eksperteve

Pritet qe vendi yne te mbyllet ne disa zona vetem aty ku mund te quhet zone e kuqe.

Komiteti teknik i ekspertëve ka nisur diskutimet dhe në tryezë janë hedhur shumë variante, ku më i diskutuari sipas burimeve, është ai i ndarjes së territorit të vendit në 3 zona, siç veproi edhe Italia.

Keto jane qytetet Tirana, Durrësi, Fieri, Korça dhe Shkodra.

Në hartën me ngjyrë portokalle pritet të hyjnë Lezha, Elbasani, Vlora dhe Berati që kanë mbi 300 raste, ndërsa pjesë e hartës me ngjyrë të verdhë të jenë Kukësi, Gjirokastar dhe Dibra.

Secili prej këtyre qyteteve do të ketë oraret e kufizimit dhe aktivitetet që nuk do të lejohen të jenë të hapura pas një orari të caktuar, bëjnë me dije burime pranë komitetit teknik.

Por kjo është një fazë që po diskutohet dhe që me gjasa mund të vihet në zbatim pas 1 jave apo 10 ditësh, kur të shihet trendi që do të kenë infektimet e reja. E enjta e 5 nëntorit shënoi një tjetër shifër rekord rastesh të reja me Covid 19, ku nga 1744 testime rezultuan 421 raste të reja dhe 7 humbje jete.

Skenari i dytë që po diskutohet është ai i një shmangie të zonifikimit të Shqipërisë, por i mbylljes së disa aktiviteteve si bare e restorante pas orës 21.00 deri në 06.00 të mëngjesit, si dhe shkollat e kopshtet.