Italia kercenon me mbyllje te kufijve me Shqiperine ndaj beni kujdes

Duke pare se kohet e fundit po shtohen raste e te infektuarve me koronavirus si ne Shqiperi po dhe ne Toskane te Italise presidenti i ketij rajoni ka thene se duhet te ndalen udhetimet me Rinasin deri sa gjendja te qetesohet.

Presidenti Enrico Rossi ka kërkuar informacione nga qeveria qendrore italiane, sikundër ka paralajmëruar se do të kërkojë bllokimin e fluturimeve pershkak te numrit te larte te te infekturave.

Gjatë ditës së sotmë në buletinin e rajonit të Toskanës, janë konfirmuar 17 raste me koronavirus, por 13 u përkasin personave që janë kthyer me avion nga Tirana.

Vetëm në javën e kaluar, numri i personave të kthyer nga Tirana dhe që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në Toskana ka qenë 31 ndaj jini te kujdesshem

“Do të bllokojmë fluturimet direkte nga Tirana”, është shprehur Rossi.

Vetëm pak ditë më parë Italia vendosi të bllokonte fluturimet direkte nga Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe vende të tjera aziatike.