Kengetari i njohur Art Abazi ka rezultuar pozitiv me koronavirusin pasi lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtari.
Ai ka thene se:“Miq, pas problemeve shëndetësore, nga dita e djelë jam shtrirë në shtëpi, ku po marr trajtimin e nevojshëm. Dje iu nënshtrova testit dhe sot mora njoftimin nga IKSHPK se unë kam rezultuar pozitiv me Covid-19.
“E rëndësishme është që sot jam shumë mirë se dje. Përmes kësaj informate dua t’ju lus për respektim të rregullave. Mbani maskën, për të mbrojtur veten dhe familjen! Shëndet e dashuri për ju! Shihemi së shpejti”, shkruan këngëtari.
Abazi dhe parnerja e tij ishin këto ditë duke kaluar pushimet në bregdetin e jugut dhe me pas jane infektuar me koronavirus.