Gruaja shqiptare të rënqeth: Më martoi halla kur isha 17-vjec, tani burri dhe vjehrra më…

Ne emisionin “Historia ime” në Tv Klan, është tr ajtuar historia e një gruaje të dhun uar 33-vjeçare, nje nëne e 4 femijëve e cila jeton me një ndihme të vogel që merr nga pushteti vendor, janë 60 mije lekë të vjetra me të cilat kjo familje mbahet.

Ajo ka rrëfyer historinë e jetës së saj fill pas ditës që u fejua. Ishte halla e saj që u fut si shkues dhe e de tyroi vajzën të martohet me një njeri që nuk e njeh dhe rreth 16 vite më të madh. Pa dëshirën e saj ajo u martua dhe filluan problemet dhe dh una fi zike nga bashkëshorti.

Mirela Milori: Kur fillon historia jote jo normale, fillon me martesën tënde apo që më parë në shtëpinë e prindërve të tu?

Gruaja: Historia ime fillon që ditën e parë të martesës në fakt. Nuk i kam pasur ma rrëdhëniet shumë të mira me burrin tim. Ma ka bërë halla këtë martesë pa dëshirën time.

Mirela Milori: Halla mendoi se ai është një djalë i mirë për ty?

Gruaja: Ajo nuk e dinte se çfarë familje ishte, por njihte vetëm dajën e tij që jetonte në fshat dhe i kishte premtuar hallës që kur të martohesha do iknim në Itali, por këto ishin gënjeshtrat e familjes së djalit. Ai ishte 33 vjeç ndërsa unë 17 vjeç