Gjysma e mësuesve me Covid, mbyllet shkolla tjetër në vend: Ja si do te behen mesimi

Nje shkolle tjeter mbyllet ne vendin tone ne qytetin e Kavajes.

Bëhet fjalë për shkollën e fshatit Blerimaj në Kavajë, ku të 12 mësuesit e saj janë izoluar, një pjesë si raste pozitive dhe të tjerë të dyshuar.Pritet qe mesimi te behet online.

“Shkolla në Kavajë është mbyllur pasi ka pasur mësues që janë dërguar në karantinë. Në pamundësi për t’i zëvendësuar në një kohë të shpejtë, e kemi kthyer mësimin online. Është shkollë e vogël në fshatin Blerimaj. Ndërsa mbyllje të pjesshme ditore kemi pasur në një klasë në Gjirokastër, një klasë në Vorë, në Bulqizë. Aktualisht është vetëm një grup i një klase në shkollën “Fan Noli”. Mësimi po zhvillohet online.”

Aktualisht, 120 mësues dhe 60 nxënës në të gjithë vendin janë të izoluar si raste të prekura apo të dyshuara nga virusi.

Numrin më të lartë të infektimeve në shkolla e ka Tirana, e cila është vatra kryesore e koronavirusit ndjekur nga Durrësi dhe Shkodra.