Pikëpyetja më e madhe rreth Covid-19 është kjo, studimi i fundit jep detaje që të habisin

Çështja e imunitetit e ka shoqëruar pandeminë që në fillim. Dhe keshtu duke pasur parasysh rritjen e madhe të numrit të infeksioneve në Europë, Amerikën Veriore dhe Amerikën Jugore, çështja e imunitetit është shumë e rëndësishme e jane ngritur keto pyetje kryesore.

Sa kohë mbetet njeriu imun mbas sëmundjes me COVID-19?
Kjo varet nga shumë faktorë, por duke iu referuar moshes, Tek njerëzit me moshë më të madhe se 75 vjeç është vënë re kthim më i shpejtë i antitrupave të krijuar se sa tek më të rinjtë.
Po ashtu krijimi i antitrupave varet nga grada e sëmundjes së kaluar. Pra imuniteti zgjat disa javë ose disa muaj, kjo varet nga personi që infektohet.

A duhet të vazhdojë masat mbrojtëse ai që ka kaluar sëmundjen me COVID-19?

Po, duhet. Nga pikëpamja ligjore nuk bëhen dallime midis njerëzve para ose pas sëmundjes me COVID-19.
Nga pikëpamja mjekësore njerëzit duhet të respektojnë rregullat e mbrojtjes edhe pasi kanë kaluar sëmundjen me COVID-19. Sepse, e para nuk dihet sa zgjat imuniteti dhe e dyta, dihet se ka pasur disa raste të reinf.ektimit.

A ka njerëz që nuk kanë imunitet pasi kanë kaluar sëmundjen me COVID-19?

Për këtë nuk ka dëshmi. Në një studim amerikan të bërë mes ushtarëve të marinës, 41% e personave të cilëve iu bënë analizat nuk kanë pasur në gjak antitrupa të neutralizuar. Kjo do të thotë se nuk është e sigurt nëse krijon apo jo imunitet çdo njeri, që infektohet me virusin e Coronës.