Gjyshja me thinja i tërheq vëmendjen kamarieres në Tiranë “S’e paska harruar zakonin”

Gjyshet shqiptare janë ato që kanë pasur një jetë me vuajtje, sakrifica, që erdhën nga periudha e luftës dhe kur menduan se do të qetësoheshin e do të bënin një jetë të mirë, ranë në regjimin komunist të kohës, i cili i lodhi e i sfiliti.
Tashmë, në kohën e demokracisë, koha për të qenë të lumtura e për të shijuar jetën, duket se për to është drejt fundit.

Gjithmonë janë munduar të kursejnë e të fshehin sende të vogla me vlerë, përfshirë edhe paratë, në vende që mendojnë se i kanë të sigurta.

Edhe pse nuk është më as koha e komunizmit e as ajo e luftës, ato nuk dinë, ose ndoshta as nuk duan të bëjnë ndryshe. Ju mbase nuk i kuptoni, por shpesh gjyshet tona fshehin para në gjoks, aty ku kanë vendin më të sigurt, por ka edhe të tjera që i fshehin në çorape, poshtë fustanit.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe kjo gjyshe, e cila ka dalë për të konsumuar një kafe me mbesën e saj në një prej lokaleve të Tiranës.

Kamarieres i ka bërë përshtypje veprimi i të moshuarës dhe pasi ka shkrepur disa foto, i ka dërguar ato pranë JOQ.al.

Kohët ndryshojnë, por zakonet e vjetra vështirë se do t’i largojmë dot nga thinjoshet tona të dashura!