Home TE NDRYSHME Euro shënon nivelin më të ulët në një vit, ja sa u...

Euro shënon nivelin më të ulët në një vit, ja sa u kembye sot, ulet dhe dollari

225
0

MOnedha e perbashket evropiane ka shënuar nivelin më të ulët në harkun kohor të një viti.

Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane ka zbritur në kuotën e 122.9 lekëve, që është edhe niveli më i ulët i monedhës së përbashkët që përpara fillimit të pandemisë së Covid-19, në fillim të muajit mars 2020.

Nderkohe Dollari amerikan ka shkuar ne kuoten e 101.1 lekeve

Rënia e fortë e euros gjatë javëve të fundit lidhet me faktorë të brendshëm, pasi në bursa monedha europiane ka fituar pikë kundrejt dollarit.

Oferta e euros në tregun valutor është e lartë, edhe pse sezoni turistik ende nuk ka nisur mirë. Ekspertët parashikojnë një rënie të mëtejshme të monedhës europiane, siç ka ndodhur çdo vit gjatë periudhës së verës.

Luhatjet e kursit të këmbimit kanë efekte më ekonomi. Një euro e dobët penalizon të gjithë ata që kanë të ardhura në këtë monedhë, familjet që marrin para nga emigrantët, depozituesit në euro dhe eksportuesit, veçanërisht fasonistët, që të gjithë aktivitetin e kryejnë në monedhën europiane.

Ndërsa përfitojnë kredimarrësit në euro, tregtarët dhe importuesit, si dhe qeveria, që do të paguajë më pak për borxhin e jashtëm.