Per vendet e ballkanit Gjermania i ka mbyllur kufijt deri ne nje date tjeter qe pritet te dal sa me shpejte pasi tani eshte nje val e dyte e te infektuarve me koronavirus dhe duhet shume kujdes
Maqedonia e Veriut, Serbia, Kosova, Shqipëria dhe Bosnjë – Hercegovina nuk mund te udhetojne dot Gjermanis pervec 12 kategori, të cilat janë:
Personat që kanë nënshtetësi gjermane dhe leje qëndrimi
Personat e shëndetësisë, studjuesit shëndetësor
Punonjësit dhe sipërmarrësit me kualifikime të larta për të cilët ka nevojë ekonomia gjermane
Personat që merren me transportin e mallrave (shoferët e kamionëve, autobusëve, etj)
Punëtorët sezonal
Marinarët dhe lundruesit e anijeve të ndryshme
Studentët e huaj dhe studjuesit
Personat që vijnë për bashkim familjar dhe raste tjera të veçanta familjare
Personat që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare humanitare, refugjatët azilkërkuesit
Diplomatët, ndihmësit humanitarë, atashetë ushtarake
Pasagjerët transit që udhëtojnë për në vende tjera
Të gjithë shtetasit e këtyre vendeve të Ballkanit pasi që të mbërrijnë në Gjermani duhet të futen në karantinë dyjavor, por nëse kanë test negative, kjo masë nuk vlen. Ata që kanë simptome duhet të shkojnë dhe të kërkojnë ndihmën e mjekut.