Gjendje alarmante nga Covid-19 në Shqipëri, mjeku Pipero bën thirrje: Ju lutem mos vazhdoni më sepse….

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, ka folur për masat e reja të vendosura nga Komiteti i Ekspertëve pas rritjes së rasteve me Covid.

Pipero tha se ishte dakord me vendimet e marra duke marrë parasysh ecurinë e vi rusit tanimë.

Ai shtoi se vatër kryesore e përhapjes së virusit është familja, baret e lokalet, pra vendet ku njerëzit janë më pranë njëri-tjetrit.

“Vatër kryesore e përhapjes së virusit është familja, baret, restorantet. I sugjerova që atëherë komitetit të ekspertëve që të shqyrtonin fashën e orareve për lokalet.

Gjithashtu kërkova mbylljen e kinemave si pjesë e masave. Këto masa janë në përputhshmëri me ecurinë e valës së virusit. Prandaj jam dakort me vendimet e reja,” tha Pipero.