Gjatë natës do të nisin reshjet e shiut pa pushim, ja në cilat zona do të bjerë më shumë

Sonte gjatë natës do të fillojnë reshje shiu në shumicën e territorin të Republikës së Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Por me shume reshjet do te bien ne vendet malore ndaj duhet te beni kujdes.

Reshjet e shiut do të jenë të intensitetit të ndryshëm dhe do të jenë kryesisht kalimtare. Në disa vise kryesisht në Shqipëri mund të ketë edhe rrebeshe lokale shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Që nga nesër priten përsëri intervale kohore me diell, por edhe reshje lokale shiu, por me tendencë të ndërprerjes së reshjeve.

Nga e hëna na pret mot relativisht i ngrohtë, me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme, por pa reshje atmosferike.