Italia mesa duket po përballet me një valë tjetër infektimesh të larta me Covid-19, ku ne keto kohe kryeministri Giuseppe Conte firmos nje tjetër dekret me masa shtrënguese.
Kështu, kreu i qeverisë me pushtetin qe ka ka autorizuar kryetarët e bashkive e komunave të mbyllin rrugë e sheshe që popullohen nga jeta e natës. Aurorizohen të hyjnë vetëm banorët rezidentë.
Ja disa prej masave shtesë:
-autorizon kryetarët e bashkive e komunave të mbyllin rrugë e sheshe që popullohen nga jeta e natës. Aurorizohen të hyjnë vetëm banorët rezidentë.
–mbyllen në ora 18.00 të gjithë lokalet, baret, pubet pa vende ulje per klientët.
-mbyllen në ora 24.00 lokalet e restorante. Lejohen vetëm 6 persona në tavolina e një numër maksimal i përcaktuar paraprakisht i klientëve në lokal.
– shkollat nuk do të mbyllen por për nxënësit e ciklit të lartë e studentët hyrja në shkollë do të bëhet me turne.
– nuk lejohet mbajtja e kongreseve e organizimi i panaireve. Lejohen vetëm konferenca me rëndësi kombëtare.
– Administrata publike duhet zhvillohet mbledhje vetëm në telekonferenca.
– i jepet një javë kohë verifikimit të protokolleve të sigurisë në palestra e pishina për të marrë vendimin e mbylljes o jo të tyre.
Mirepo jatë 24 orëve të fundit, Italia regjistroi 11705 të perosna te infektuar dhe 69 humbje jete. Keshtu qe kuptohet pse Lombardia paraqitet sërish si rajoni më problematik, dhe ditët e fundit ka shënuar rritje me shume ne krahasim me rajoneve të tjera italiane.
|Ne total Janë 2975 rastet e rajonit me kryeqendër Milanon, ndërkohë që në Kampanja u regjistruan 1376 raste, dhe në Lacio 1198.