E papritur/Babai i Fifit shkon në BB dhe i tërheq “veshin” së bijës.Shikoni cfare i thote

Fifi dhe Semi ka qenë kryefjala e mbrëmjes në Big Brother Vip Albania për shkak të debateve që kanë pasur gjatë javës.

Si surprizë mbrëmë për Fifin ishte babai i saj, i cili në një farë mënyre i “tërhoqi veshin” të bijës, duke thënë se ajo ka “hyrë në gjynah”.

“Kanë hequr dhe lekun e bukës që unë të bëhem dikushi. Babi është shoku im më i mirë. E kanë përjetuar keq kur erdha në Shqipëri 20 vjeçe. Nuk kisha lekë tu shkoja, nuk kishin lekë të vinin. Kam nxjerr dhe lek pi vorrit vetëm që atyne mos tu mungonte gjë. I ngjaj shumë të dyve, kom marr shumë nga ta”, tregoi ajo për babain.

Babai: Nuk je Filloreta që njoh unë. Ti duhet me mbështet njerin. Me qenë Leta babit. Ti ke hy në gjynah bab me do sene. Nuk je sjell mirë, nuk të kam edukuar me këto gjeste bab. Ti je çika jeme, duhet me tregu vetveten.

Fifi: Mu nuk më ka kurrkush falje. Unë kam bo do sene e kam kërku falje, po ka qenë shumë vështirë mu përshtat bab.

Babai: Ti duhesh me më premtu që do jesh Filloreta jem.

Fifi: Ta premtoj.