Pak orë para spektaklit plas sërish në Big Brother, Monika i zbulon Donaldit diçka të frikshme, aktori: Nuk je mirë ti

Nga e premtja deri sot, ditet brenda shtepise se Big Brother kane qene te mbushura plot me debat perplasje dhe ferkime.

Sot, i radhes ishte pasi Monika Lubonja zbuloi se sherri i saj me Fifin ishte e gjitha një lojë.

Me kete ka nisur përplasja me aktorin e njohur të humorit, Donald Veshaj.

Duke qenë se banorët kanë qenë të shqetësuar se Fifi mbante në duar një shkop, Monika zbuloi se ka qenë pjesë e lojës dhe se kishin marrë leje për të. Nga ana tjetër, aktorja e njohur kishte gjetur një gozhdë të Donaldit, i cili u shpreh se e përdorte për të gdhendur.

Biseda mes Monikës dhe Donaldit:

Monika: Kjo është më e rëndë se një shkop, njerëzit vriten burgjeve me këtë

Donaldi: Nuk je mirë, nuk ma gjete mua në dorë atë, po më akuzon, kam pasur respekt për ty, te kam mbrojtur se nuk më janë dukur të sakta veprimet e Fifit me ty

Monika: Shkopi qe pjesë e batutës, që të fillonim lojën ne.